Ibrahimit i çova sms. Si gjithmonë.

Kur do ma rregullosh mjekrën, Ibrahim?

Përshëndetje Ben Bej, qofsa do ora 18, lir jam ta reguloj.

Po në mëngjes, e pyeta.

Më fal, nesër ora 10 sben Ben Bej, un mendim kam të shtunën.

Ok Ibrahim, të shtunën.

Shkova të shtunën.

Ke pasur punë, e pyeta.

Marshallah mirë, tha Ibrahimi.

Vijnë njerëzit rruhen?

Shyqyr plot, tha Ibrahimi.

Ça ke më shumë, biznesmenë apo politikanë?

Edhe biznesmenë edhe politikanë, tha Ibrahimi.

Kush të jep më shumë bakshish?

Politikanë, po gjysma-gjysma.

Më mirë në Shqipëri apo në Turqi?

Në Shqipëri, tha Ibrahimi.

Po pse është më mirë këtu?

Këtu pak njerëz, vetëm Stamboll 20 milion ka.

Po pse ike nga Turqia?

Mërzit me babai.

Pse u zure me babain?

Isha 25 vjeç.

Tani flet me babain?

Flas flas, tha Ibrahimi.

Ke mbajtur Ramazan?

Kam mbajtur, tha Ibrahimi.

As ujë, as ushqim?

As cigare, as femër, tha Ibrahimi.

Njeh vajza në Tiranë?

Njoh, tha Ibrahimi.

Do martohesh?

Kismet, tha Ibrahimi.

Me turke apo me shqiptare?

Me shqiptare, tha Ibrahimi.

Po pse me shqiptare?

Tyrket janë shumë xheloz, tha Ibrahimi.

Ou, i thashë, pse shqiptaret nuk janë xheloze?

Nuk i njeh tyrket, Ben Bej.

Si janë tyrket, Ibrahim?

Shoku tim martua me tyrke, mazallah të dalë nga shtëpia, divorc, tha Ibrahimi.

Taksirat, thashë unë.

Gjynah, tha Ibrahimi.

Kush e fiton luftën, e pyeta.

Rysia ishallah.

Po pse Rusia?

Ka armë shumë fort, tha Ibrahimi.

Po Ukraina ka dronin Bayraktar, thashë unë.

Bayraktar ka burri goca Erdogan, tha Ibrahimi.

Po, i thashë unë, dhëndri i Erdoganit ka krijuar Bajraktarin që përdor Ukraina për të vrarë rusë.

Tamam, tha Ibrahimi.

Po Turqia me kë është, me Rusinë apo me Amerikën?

Tyrkia në mes, tha Ibrahimi.

Po Erdogani si është?

Sultan, tha Ibrahimi, ka 20 vjet.

Sa ma ke shkurtuar mjekrën Ibrahim?

Si gjithmonë 7 këtu, 1 këtu.

7 në mes dhe 1 anash, thashë unë.

Po, tha Ibrahimi, trend.

Pse si është trendi?

Trend këtu më gjatë, këtu më shkurt, tha Ibrahimi.

Tani të gjithë lënë mjekër, thashë unë.

Të gjithë trend, tha Ibrahimi.

Para 100 vjetësh, shqiptarët e pasur shkonin të rruheshin në Stamboll, thashë unë.

E di, tha Ibrahimi.

Nga e di, e pyeta.

Nga historia, tha Ibrahimi.

Sa berberë ka Stambolli, e pyeta.

Shumë, tha Ibrahimi, 20 mijë ndoshta.

Sa kemi ne ushtarë, thashë unë.

Shqipëria e vogël, tha Ibrahimi.

Hajde të të bëj një fotografi, Ibrahim.

Dakort, tha Ibrahimi.

Do të nxjerr në facebook, i thashë.

Unë follow, tha Ibrahimi.

Do bëhesh i famshëm Ibrahim.

Ejvallah, tha Ibrahimi.

Kur të vij prapë Ibrahim?

Për dy javë, Beni Bej.