Afërdita Dreshaj festoi pak ditë më parë 4 vjetorin e martesës me Jakub Kindl. Ata janë bekuar me një djalë, i cili erdhi në jetë në mars të vitit të kaluar. Modelja është shumë aktive në rrjete sociale, ku ndan shpesh foto nga jeta që bën në Amerikë.

Së fundmi, njëra prej ndjekësve e ka pyetur modelen nëse paragjykohet nga fakti se bën pushime pa djalin e vogël. “A të paragjykojnë që bën pushime pa djalin? Në Shqipëri e bëjnë shumë (më ka ndodh)”, është pyetja që i ka bërë ndjekësja e saj.

Ndërkohë, Afërdita i është përgjigjur: “Atëherë le të flasim pak për këtë temë. Paragjykojnë shumë, unë mendoj ndryshe. Mendoj që aq sa ka rëndësi familja ka rëndësi edhe lidhja në çift. Falënderoj Zotin që kam mamin dhe është në duar shumë të sigurta.

Mendoj që është një karikim dhe merr në energji për të qenë prindër dhe më të mirë. Mos e lini anash lidhjen si çift, mos të jetë “fëmija” e vetmja gjë e përbashkët! Nga dashuria, ka ardhur fëmija”.