Ish-banorja e Big Brother VIP, Beniada Nishani ka rrëfyer për herë të parë se me Einxhel Shkirën nuk ka asnjë lloj komunikimi. E ftuar në “Më lër të flas”, Beniada tha se as vetë nuk e di arsyen, se përse nuk komunikojnë me njëra-tjetrën, ndërkohë që brenda shtëpisë së fashme, dukej se kishin krijuar mjaft shoqëri.

“Me Eixhelin nuk flasim, nuk e di unë e shkreta. Unë aty brenda kam shkuar shumë mirë me Einxhelin e Donaldin, aty brenda dashurohesh edhe me macen e qenin. Arsyen nuk e di pse nuk flasim, dhe nuk e di as çfarë të tregoj. E kam shumë xhan, kam qenë një shoqe e vërtetë për të.,”- tha Nishani.

Dyshja janë pyetur edhe më herët për marrëdhënien e tyre, por nuk kanë dhënë një përgjigje të prerë. Beniada ka thënë se nuk ia kanë numrin njëra-tjetrës, ndërsa Einxhel ka ironizuar, duke shtuar se ndodhta në Itali, komunikojnë ndryshe.