Beniada dalloi në Big Brother për pozitivitetin e saj dhe rrallëherë ka ndarë brenda shtëpisë histori të trishta. Prandaj nuk dimë shumë për momentet e saj të vështira, siç janë fillimet në Itali. Si emigrante, pa dokumente, për të nuk ka qenë aspak e thjeshtë të ndërtonte një jetë atje.

Në një intervistë për Wake Up, Beniada ka rrëfyer se së bashku me nënën e saj u është dashur të punojnë shumë dhe të kalojnë shumë vështirësi për t’ia dalë në një vend të huaj. Ajo ka folur për punën e saj të parë dhe si mundohej ta ndihmonte të ëmën për të siguruar të ardhura.

“Isha 15 vjeç dhe kemi qenë në fillimet tona në Itali, mami punonte në një dyqan mishi dhe natën kur mbyllej dyqani unë shkoja e ndihmoja për ta pastruar. Madje ka qenë dhe një rast që kam ngelur brenda në frigorifer. Por kam punuar dhe punë të tjera, si kamariere. Më ka pëlqyer shumë që të flisja me njerëzit. Nuk duhet të kemi fare turp për punën tonë të parë, madje duhet të jetë një vlerësim.

Në fillimet tona në Itali kemi qenë pa dokumente, e kishim shumë të vështirë. Kur unë isha e vogël mami më thoshte që të tregoja dhe shumë kujdes se po të vritesha nuk shkonim dot në spital. Mami im ka qenë 24-25 vjeçe dhe punonte duke pastruar shtëpitë e italianëve. Kur unë i kërkoja një kukull më thoshte që nuk ta blej dot tani, por do presësh edhe pak. Mendoj që është shumë bukur që të fitosh lekun tënd dhe të mos i biesh në qafë prindërve,” -ka treguar ajo.

Beniada shtoi se edhe te meshkujt pëlqen që të jenë punëtorë. Duke folur për bashkëshortin e adhshëm, ajo u shpreh se do të donte që të bënte punë shtëpie apo t’i sillte kafen tek krevati.