Beniada së fundmi ka bërë një deklaratë të papritur për Arditin me të cilin ka patur shumë afrimitet në “Big Brother VIP”. Në fillim të formatit u fol shumë rreth marrëdhënies së tyre dhe u mendua se mund të lindte diçka. Por, ishte Beniada ajo që u tërhoq duke thënë se Arditin e ka vetëm shok.
Megjithatë, këngëtari ka folur shpesh për Beniadën në dalje të ndryshme televizive dhe madje është shprehur se pop ret që ajo të dalë dhe të vijojnë njohjen e ku i dihet mund të lind edhe ndonjë gjë mes tyre.
Mirëpo, ditën e djeshme, Beniada ka surprizuar me deklaratat e saj për këngëtarin. Teksa ishte e ftuar në “E diell”, ajo u pyet lidhur me deklaratat e këngëtarit për të.
Modelja u shpreh se midis tyre nuk egziston asgjë dhe shtoi se nuk ka shans që ata të lidhen. Modelja tha se midis tyre ka vetëm miqësi, madje u shpreh se Arditi fle akoma me biberon.
“Arditi më duket sikur po fle akoma me biberon në gojë, sepse nuk kemi pasur asnjë herë asnjë gjë. As ai nuk ka pasur ndonjë pëlqim ndaj meje dhe as unë nuk kam interes për të. Është një shok shumë i mirë por nuk ka shans që ne të dy të lidhemi.”- është përgjigjur Beniada.
Këngëtari e ka marrë me sportivitet gjithë situatën. Ai ka postuar sot një foto në Instastory ku shkruan: “Ku është biberoni?”. Postimi është shpërndarë edhe nga Beniada e cila shkruan me humor: “Do të rraf”.