Marrëdhënia mes modeles Beniada Nishani dhe këngëtarit Ardit Çuni duket se nuk është më e njëjta. Këtë e ka konfirmuar vetë këngëtari. Në promon e emisionit “Goca dhe gra”, ai pyetet lidhur me marrëdhënien e tij me modelen, me të cilën bëri dhe “dasmë” në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, atë të “Big Brother Albania VIP”.

“Njerëzit martohen, divorcohen. Beniadës i dërgojmë një puthje dhe kaq,”-tha Ardit Çuni kur u pyet për Beniadën.
Por nuk ka dhënë ndonjë detaj tjetër lidhur me shkakun e përplasjes mes tyre. Çfarë ka ndodhur që u prishën marrëdhëniet mes tyre?