Moderatorja e njohur shqiptare Argjira Spanca ka ndarë një lajm të hidhur me ndjekësit e saj. Ajo ka lajmëruar se gjyshi i saj është ndarë nga jeta.

Argjira ka postuar një foto të tij, përmbi të cilës ka shkruar: “Një zemër e mirë ka pushuar së rrahuri. Ne ndahemi me gjyshin tonë të dashur.

Moderatorja është shpërngulur prej disa kohësh në Shqipëri, ku ka krijuar karrierën e saj dhe ndodhet në një lidhje dashurie me balerinin Graciano Tagani.