Investimet në rrugë ekzistuese për përmirësimin e tyre, ndërhyrje në gjurmë të reja, projekte në vazhdim apo ndërlidhje e rrugëve lokale me autostradat janë disa nga procedurat që ndjek Autoriteti Rrugor Shqiptar kohëve të fundit.
ARRSH ka hapur procedurën për një tender 182 milionë lekë (182,622,447.93 të reja) për mbrojtje lumore në aksin Milot-Morinë.
Më poshtë është preventivi ku ARRSH tenton të justifikojë se me këto lekë, do të bëhet, gërmim dhe transport dheu e zhavorri, mbushje, vendosje e gabioneve me rrjetë dhe beton për të devijuar shtratin e lumit në kilometrat që rruga rrezikohet.

Objekt i këtij tenderi është ‘Mbrojtje lumore nga km 9+040 deri në km 9+240 në aksin Milot Morinë’.
Afati i fundit për paraqitjen e ofertave është data 14 Maj, do të zgjasë 9 muaj, tashmë pritet kush do jetë fituesi.
Kjo rrugë mbulohet nga firma koncesionare Albanian Highway Concession, në pronësi të përbashkët të “Kastrati Group” dhe “Salillari”, e cila ka arkëtuar këtë shumë pjesërisht nga buxheti i shtetit dhe pjesërisht nga përdoruesit e rrugës.