Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha ka mbajtur sërish një fjalim për mbështetësit e tij nga dritarja e banesës së tij, me këta të fundit që dhe sonte u mblodhën poshtë shtëpisë së Berishës për të kundërshtuar masën e sigurisë të vendosur nga GJKKO.
Berisha u shpreh se tubimi i sotëm ishte i shenjtë dhe simpatizantët e tij po protestonin për fjalën e lirë.
Ai theksoi se paratë e drogës dhe krimi ka pushtuar çdo institucion dhe sipas tij kjo ndodh vetëm për shkak të mos ngritjes së qytetarëve.
Berisha tha se në momentin që ata do të ngrihen “nuk do të ketë tunel e vrimë më për Edi Ramën, në Surrel, Tiranë dhe Shqipëri”.
Pjesë nga fjalimi i Berishës:
Historia ka provuar se në aktin e parë madhor, për të vendosur sistemin e frikës dhe diktaturës, regjimet bëjnë gjithçka për të heshtur opozitën. Me heshtjen e opozitës, me përpjekjet për të heshtur opozitën ata arrijnë të ngulisin frikën gjer në palcë. Çdo qytetarë të shtrojë njeriun në një larë që zvarron në mbretërinë e frikës.
Kjo protestë është e shenjtë, se ai nuk don asgjë veçse të ndalë fjalën e lirë.
Kjo protestë duhet të jetë një thirrje në ndërgjegjen e çdo shqiptari, mos u mërzitni, mos u lodhni, mos u trembni.
Jua them unë ju.
Ju garantoj ju, se në momentin që ne ngrihemi, nuk ka tunel, nuk ka vrimë, nuk ka vend më për Edi Ramën në Surrel, Tiranë apo Shqipëri.