Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh sot se Edi Rama ka në plan që të vendosë shefen e kabinetit, Vali Bizhga Presidente, që t’i lirojë vendin, kur sipas tij, të humbasë zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
“Procesi është shndërruar në një proces tipit të “Cosa Nostra”-s. Rama ka zgjedhur procedurë mafioze. Cili ka dalë emri më i përfolur? Ai keni dëgjuar? Ua them unë. Sipas statistikave, 2/3 e sekreteve i kanë shkuar Vali Bizhgës. Ndërkohë që emri i saj nuk figuron në asnjë zarf. Kësaj i thonë zgjedhje. Prisni kur të vijnë e-mail-et e shoqërisë civile. Do ua them javën tjetër.
Po kërkohet kandidati, që në prag të humbjes ti lirojë vendin, por i them harroje këtë skemë. Mendon vetëm për vete, si të garantojë mbrojtje ligjore. Mendon si të kalojë nga kryeministër në President, por i them harroje. Thuhet se ka filluar të ketë telefonata nga Bllako, por ai është vetëm një “kapter” dhe se gjeneralët janë Rama, Agaci, Veliaj, Ahmetaj, etj në aferën e inceneratorëve” tha Berisha.