Kreu i PD-së, Sali Berisha ka vizituar ditën e sotme familjen e 7-vjeçares që humbi jetën në Himarë.

Ai është shprehur se akti nuk është gjë tjetër veç- se një krim i përsëritur me bazë nga komisariate e policës. Berisha ka shtuar se “xhelati” nuk është gjë tjetër veç se një imitim i ministrit që lëviz me skaf.

“Në këtë akt komisari nuk është gjë tjetër veç se një xhelat. Krimi është një dëshmi e një shtetit të mbushur me të tillë. Nuk është rasti për ti numëruar vdekjet në stacionet e policit, vrasje brenda komisariateve.

Ky xhelat skafistë ka imituar ministrin e tij me skaf. Rama flet në mënyrë të përçart për vampir politik, nuk ka njeri që nuk tronditet para krimit horror, por po të hymë në fushën e vampirëve është ai që e vrau aty. Vampir janë ata që e morën të gjallë dhe e nxorën të vdekur Ivin Metën në Kavajë. Vampirë janë ata që vranë te dera e shtëpisë Klodian Rashën.

Krimi bëhet më i rëndë kur Rama nuk shkarkon ministrat por u vërsulet gazetarëve,” është shprehur Berisha teksa ka konfirmuar prezencën në protestë.