Ditën e sotme ish-kyreministri Sali Berisha e ka nisur me një dedikim të ëmbël për bashkëshoten e tij Liri Berisha në Facebook.

Kjo pasi Liria feston ditëlindjen e 74-të e po ashtu ata festojnë edhe 51-vjetorin e martesës. Kreu i Partisë Demokratike ka publikuar një foto krah saj dhe dy fëmijëve të tyre, Shkëlzenit dhe Argitës, teksa shkruan:

“Mirëmëngjes miq. Sot familja jonë feston 74-vjetorin e më të mirës së familjes sonë, Lilit, por edhe 51-vjetorin e martesës sonë. Gëzuar Lili! Së bashku edhe shumë e shumë vite të tjera”.