Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë fjalës së tij në seancën plenare ditën e sotme, ka akuzuar Edi Ramën për vrasjen e gazetarit Kastriot Myfataraj.

“Këto ditë, ka vdekur Kastriot Myftaraj, ai u ekzekutua nga Edi Rama. I pangopur në urrejtjen e tij, ai e ka paditur në gjykata. Çfarë ndodhi me të ndjerin, u vra apo u vetëvra?…Kjo e keqe e madhe kjo vrasje shtetërore, merr firmën e zezë të një talebani, Erion Veliaj. Ai tha qytetari parë i Tiranës. Çfarë mund ta quani ju, njeriun që i dëshiron vdekjen e atij që e kritikon, të thotë mirë që vdiq. Po çfarë do të thoshte një taleban në vend të tij”, tha Berisha.