Sali Berisha nuk tërhiqet. Ish-kryeministri nuk do ta hapë krahun. Ai deklaroi sot se zgjedhjet ia vodhën me manipulime tre njerëz; Edi Rama, Tom Doshi dhe Lulzim Basha me çarjen e PD-së. Tha se ka prova që procesi u manipulua. Akuzoi për Pazar edhe te procesi i numërimit të votave.
“Trinomi Rama-Doshi-Brava ishin shëmtia më e madhe me veprimet e tyre në këtë proces zgjedhor. Sikur konstaton me shumë të drejtë raporti i vëzhguesve; blerja e votës ishte një akt masiv dhe i shëmtuar. Mungesa e komisionerëve dhe numëruesve të opozitës së vërtetë, koalicionit “Bashkë Fitojmë” ishte një akt tjetër pabarazie të madhe.
Dy konkluzione; e para, Edi Rama është një armik i egër i votës së shqiptarëve. E dyta janë një apel, kushtrim për mbarë popullin opozitar. Për cdo shqiptar që beson se shteti ligjor, se barazia para ligjit se kjo është maskaradë zgjedhore.
Të gjithë ata që janë të dëshpëruar janë të ftuar të qëndrojnë fuqishëm për të rivendosur me cdo kusht të drejtën e lirë të votës. PD ka me qindra fakte dhe dokumente me të cilat Rama ka ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve. Në një seri bashkish kandidatët që fituan janë të krimit dhe drogës. Numërimet janë një pazar i turpshëm” tha ai.