Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se qeveria ka vendosur që të tërhiqet nga vendimi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për familjet që harxhojnë mbi 800 kilovat.

Tre janë arsyet që Edi Rama tha se ishte bazuar për të parë këtë vendim; reshjet, ulja e kërkesës dhe qasja e familjeve për të kursyer.

Pa dashur t’ju lodh. Jam këtu për t’ju thënë se kam një lajm pozitiv. Në 1 shtator kur vendosëm fashën deri në 800 kilovat, kërkesa për energji ishte më e lartë.

Kur e lancuam fashën kërkesa ishte ndjeshëm më e lartë sesa është sot dhe në këtë ulje ka luajtur rol fillimi i dukshëm i një qasje pozitive të familjarëve për ta kursyer.

Kemi pasur përmirësim të nivelit të Fierzë, aty ku është burimi kryesor dhe presim reshjet në fund të 10 ditëshit të parë të tetorit.

Bazuar te projeksionet dhe angazhimin për të shfrytëzuar cdo mundësi. Ne vendosëm që aplikimi i fashës 800 kilovat të mos futet në fuqi në tetor” tha Rama.