Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shfaq sot në një aktivitet në Ditën e Rinisë me syze për të mbuluar shenjën e shkaktuar nga grushti që e goditi Gent Shehu dy ditë më parë.

Sali Berisha akuzoi Edi Ramën, se ishte ai që ai që e nxori Gent Shehun për ta goditur në shesh ditën e protestës.

“Edi Rama, ky frikacak, nxjerr një kriminel në rrugë dhe gjuan. Një njeri mund të gjuhet dhe vritet, por kauza nuk vdes kurrë more mjeran.

Ne do ta faktojmë shpejt. Kauza jonë do të triumfojë. Jetën e japim, votën nuk ta falim, mjerë ti që ke prekur votën tonë” tha ai.

Ish-kryeministri u shpreh se Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por revolucion.

Revolucion, revolucion, revolucion. Shqipëria nuk shpëtohet me lutje, por me revolucion.

E shpëtojnë ata si ju, që jeni gati të përballemi ballë për ballë, dhemb për dhemb me fundërimdat e regjimit të vjetër.

Me Edi Ramën këtë bir xhelati që urren liritë e shqiptarëve, dinjitetin e shqiptarëve” tha ai.