![IMG_9721](https://gazetajone.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_9721.jpeg)
Kryetari i PD, Sali Berisha, në emisionin “Opinion” është shprehur se arsyeja pse nuk futi drejtuesit politik në Primare, është për faktin se i druhet një përçarje të dytë në PD. Berisha tha se procesi i bashkimit ishte i vështirë dhe do t’i përmbahet moralit të asaj marrëveshjeje.
Madje kreu i PD ka rehabilituar drejtuesit politikë duke u garantuar vendin në listat e mbyllura.
Pjesë nga intervista:
Pyetje: Cila qe arsyeja që ju i përjashtuat drejtuesit politik të qarqeve nga kandidimi në primare?
Berisha: Ne erdhëm në një proces jo të lehtë dhe ky proces ishte i një rëndësie themelore për Partinë Demokratike, bashkimi që ndodhi. U bë ço përpjekje që mos të bashkoheshim në grup. U bë presion i jashtëzakonshëm ndaj atyre deputetëve që mos të bashkohemi, se donin të na e merrnin logon dhe flamurin, por ne u bashkuam. Dhe këtu tani duhet një sens, janë caktuar kryetar të të dyja anëve, pra u morën me funksione nënkryetarësh… siç u bë ai proces. Tani unë moralit të asaj marrëveshjeje i qëndroj dhe nuk i lëviz fare. Fatmirësisht e pranoi Këshilli Kombëtar, se do më duhej ndoshta dhe në Kuvend për ta çuar më tutje.
Pyetje: Drejtuesit do të jenë në listat e mbyllura?
Berisha: Po në listat e mbyllura, se e pranoi këshilli kombëtar dje, e vendosi Këshilli Kombëtar. Vendimi është që do votojnë të gjithë demokratët që kanë votuar në vitin 2019, në vitin 2021, në vitin 2023 dhe të gjithë demokratët që kanë një dokument që provojnë që kanë qenë ose janë anëtarë të PD.
Mesa duket Berisha i ka marrë parasysh thirrjet e grupit të Gazment Bardhit, të cili në daljet publike vazhdimisht janë shprehur kundër Primareve pasi i druheshin një hakëmarrjeje me votë nga ana e mbështetësve të Berishës në PD.