Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar se pas zgjedhjeve të 6 marsit, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka dërguar një person në zyrën e tij dhe i ka propozuar që të rikthehet në krye të PD-së, por me një kusht. Në një intervistë për A2CNN, Berisha tha se Kim i kishte thënë të largohej provizorisht, të caktohnte dikë tjetër në krye të PD-së e më pas të rikthehej në garë, duke garantuar edhe largimin e Lulzim Bashës. Berisha tha se përgjigjia e tij ka qenë mohuese dhe fakti që ka parë se Kim po ndërhynte në Partinë Demokratike, e kanë bërë të rikthehet.
Unë dua t’i njoh qytetarët shqiptarë dhe demokratët në veçanti se pas zgjedhjeve të 6 marsit guvernatorja Kim dërgoi në zyrën time një person me propozimet e saj. Propozime që konsistonin që unë të hiqja dorë provizorisht nga gara për kryetar të PD-së, të caktoja cilindo që doja unë dhe atë provizorisht dhe më pas mund të kandidoja vetë për kryetar, duke paraqitur garanci të plotë se Basha do të largohej dhe do të pranonte vendimet. Përgjigjja ime ishte një refuzoj në mënyrë kategorike çdo ndërhyrje tuaj zonjë në problemet e brendshme të PD, refuzoj dhe kërkoj në mënyrë të prerë që të mos ndërhyni në zgjedhjen e forumeve dhe kryetarit të PD-së sikundër jashtë çdo dyshimi që unë mund të pranoj ndërhyrje të tilla. I përcolla mesazhin se për mua mjafton kjo që i lejoni vetes të ndërhyni se kush dhe jo duhet të zgjidhet kryetar i PD që unë edhe të mos kisha ndërmend të garoja të rikthehem dhe të garoj me të gjitha mundësitë e mia. Nuk prita kundërpërgjigje nga Kim se gjeja në qëndrimet e Bashës,”- tha Berisha ndër të tjera.