Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zbardhur në një intervistë për Panorama TV, diskutimet e bëra një ditë më parë me ambasadoren e SHBA në Shqipëri Yuri Kim.

Meta deklaroi se interesimi i saj ishte për standardet e zgjedhjeve ndërsa tregoi edhe disa nga pikat për të cilat ai i ka shprehur shqetësim.

“Qëndrimi i saj ishte korrekt dhe ishte vetëm e interesuar për standardet e zgjedhjeve. Shqetësimet e mia janë të gjitha zyrtare.

Janë pak a shumë ato shqetësime që ka ngritur edhe vetë ambasadorja që kanë të bëjnë me standardin e zgjedhjeve dhe të mos ndodhin më ato që kanë ndodhur që nga përdorimi i administratës, shitblerja e votës dhe integriteti i kandidatëve që është shumë i rëndësishëm. Janë kërkesa shumë të drejta nga ana e ambasadores të bëra edhe në kaluarën nga ana e ambasadores. Cenimi i rëndësi i standardit të zgjedhjeve.

Është e rëndësishme të punohet për të përmirësuar standardin e zgjedhjeve që kërcënohet nga Edi Rama dhe regjimi i tij”, tha Meta.