
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako me urdhër të SPAK.
Duke iu referuar qytetarit dixhital, Berisha shkruan në rrjetet sociale, se urdhër-arresti për Vangjush Dakon është firmosur para 4 ditësh, por sipas tij, është bllokuar nga kryeministri Edi Rama, derisa të bëhej gati një qeli e posaçme për Dakon, dhoma tek sektori shëndetësor i burgut të Durrësit.
Reagimi
Gjykatësi firmosi para 4 ditësh urdhërin e arresit të Dakos.
Rama e bllokoi atë!
Gjushi mbahet në burgun e të privilegjuarve!
Pershendetje doktor. Asnje nuk e trajton se pse vendimi i arrestit eshte nxjerre te premten me firmen e gjyqt. Kurse Ekzekutimi beghet pas 4 ditesh. Kush e bllokoj? Sigurisht Rama!Kompromis ? Ne burgun e Dr eshte bere gati dhoma tek sektori shendetsor. Perderisa po hetohen nga Spaku duhet te qendrojne ose tek 313 ose 302. Ai sektor po behet burgu i VIP ve dhe te kujton paraburgimin e Eskobarit ku ishte ky qe i percaktonte kushtet….miqesisht .