Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka lëshuar disa urdhër-arresti për 10 ish-zyrtarë të Bashkisë së Durrësit. Burime bëjnë me dije se urdhër-arrestet janë lëshuar në lidhje me një çështje korrupsioni dhe ish-zyrtarët akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentash.

Mësohet se masa e arrestit me burg në mungesë është lëshuar edhe për ish-kreun e Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako. Burime bëjnë me dije se SPAK ka caktuar 7 masa “arrest me burg” dhe 3 masa “arrest shtëpie”.

Ende nuk dihet mbi emrat e ish-zyrtarëve për të cilët është lëshuar urdhër-arresti dhe as detaje mbi çështjen për të cilën akuzohen. Në orët në vijim SPAK pritet që të japë një komunikatë zyrtare.