Lajmi për arrestimin e Vangjush Dakos po qarkullon në disa portale që prej mesditës, megjjthatë nuk ka ende asnjë reagim nga SPAK, i cili të pohojë apo mohonë lajmin.

Alfapress shkruan:

Ashtu siç ishte paralajmëruar këto ditë agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit të mbështetur nga policia, kanë arrestuar Vangjush Dakon. Alfapress.al mëson se ai akuzohet për ndrërtimin e një pallati pa leje në Durrës. Gjithsesi lajmi është ende i pakonfirmuar nga institucionet. (Në përditësim).

Prapaskena shkruan: 

SPAK mësohet se ka firmosur arrestimin e Vangjush Dakos, ‘peshkut të madh’ të Durrësit.

Dako po hetohej për shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash. Pjesë e dosjes mësohet se është edhe një leje ndërtimi e paligjshme.

Prapaskena mëson nga një burim serioz se urdhri për arrestimin e Dakos është firmosur, por policia po vonon për t’a ekzekutuar.

Burime konfidenciale thanë se mbrëmjen e së premtes, një grup i BKH-së e ka marrë Vangjush Dakon, i njohur edhe si Gjush Akullorja, duke e çuar në ambintet e SPAK-ut.

Sipas të njëjtit burim, Dako është marrë në pyetje për disa orë, duke u lënë më pas i lirë.

Kujtojmë se Dako është lakuar si një nga kokat e pastrimit të parave në Durrës. Dako është pronar i një pallati me 11 kate në Durrës, deklaruar me kosto 70 milionë lekë.

Deri në reagimin e SPAK gjithçka mbetet në kuadrin e një spekulimi. / GazetaJone