Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja mbrëmjen e kaluar në Korçë.

Mësohet se në momentin që 46-vjeçari Aleko Myrtollari ka qëlluar gruan e tij me thikë, fëmijët kanë qenë jashtë banesës.

Kur mbeti e plagosur rëndë 38-vjeçarja, në banesë ka hyrë vajza e madhe e tyre e cila më pas ka lajmëruar policinë.

Ndërkohë që komshinjtë kanë deklaruar se Aleko Myrtollari kishte ushtruar dhunë dhe më herët kundrejt bashkëshortes dhe njihej si një person që konsumonte alkool.

Marjola ka marrë disa plagë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa vajza 16 vjeçare ka lajmëruar policinë. Mësohet se plagosja nuk ka ndodhur në sy të fëmijëve por e ka gjetur vajza nënën të plagosur.

Sipas të dhënave, çifti i bashkëshortëve jetonin me qera, kishin konflikte për motive xhelozie, ka qenë bashkëshorti që dyshonte te gruaja e tij për tradhëti.

Dinamika e ngjarjes:

Sipas informacioneve nga vendngjarja, thuhet se çifti kishin prej kohësh grindje mes njëri tjetrin. Kanë 1 muaj e gjysëm që kanë ardhur nga Tirana në Korçë. Probleme kanë patur vazhdimisht, dhe bashkëshorti ushtronte dhunë ndaj Manjola Myrtollarit.

Në banesë kanë qenë fëmijët e çiftit, por autori (babai) i ka nxjerrë jashtë dhe më pas ka qëlluar disa herë më thikë bashkëshorten. Nga ana tjetër, bëhet me dije se bashkëshorti konsumonte alkool, dhe rrinte shpesh i dehur. Ai punonte jashtë shtetit për pak muaj, ndërsa bashkëshortja ishte e papunë.