Shefqet Kastrati sulmon biznesmenin Behgjet Pacolli ? Lajmi merr dhenë: Me kë është Rama

Kryeministri Rama është investuar shumë për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, i cili pas zvarritjeve nga turqit e biznesmenit të falimentuar Sinan Idrizi iu kalua oligarkut nga Kosova Behgjet Pacolli.

Kompanitë e këtij të fundit po punojnë prej disa muajsha aty dhe Rama ka shpresë se do ta mund ta inagurojë aeroportin para zgjedhjeve të 2025, edhe pse nuk i duhet shumë, përballë një opozite të mbaruar si kjo e Berishës dhe “vulëhumburit” Basha.

Shefqet Kastrati sulmon biznesmenin Behgjet Pacolli ? Lajmi merr dhenë: Me kë është Rama
Shefqet Kastrati sulmon biznesmenin Behgjet Pacolli ? Lajmi merr dhenë: Me kë është Rama

Mirëpo, kur nuk ka “armik” përballë, nisin sherret  nga brenda dhe tashmë ka nisur një luftë e ashpër, tani për tani pas kuintave, mes Shefqet Kastratit që ka nën administrim aeroportin e Tiranës dhe Behgjet Pacollit.

Kastrati po bën çmos për të zvarritur dhe sabotuar punimet për aeroportin e Vlorës, fillimi i punës së të cilir do t’i pakësonte atij të ardhurat nga Rinasi.

Oligarku i preferuar i Ramës po punon kundër interesave të shefit të tij, kryeministrit të vendit.

Sëfundmi, BIRN ka bërë një lajm krejt normal, sipas të cilit Konventa e Bërnës kërkon pezullimin e punimeve në aeroportin e Vlorës. BIRN është një media e pavarur dhe ka bërë shumë shkrime që shkojnë kundër interesave të oligarkut të Kastratit.

Por, çuditërisht ky shkrim gjendet tani thuajse në të gjitha mediat e financuara nga Kastrati Group. Një dorë e zezë, që derdh miliona dollar në media ka shpërndarë lajmin kundër aeroportit të Vlorës dhe interesave të Behgjet Pacollit.

Më poshtë, redaksia Gazeta Jonë sjell lajmin në fjalë, i cili nuk gjendet aspak rastësisht në mediat e financuara nga Kastrati Group:

Pas një kërkesë në shtator, e cila ra në vesh të shurdhët, Konventa e Bernës përsëriti thirrjen ndaj qeverisë shqiptare për të ndërprerë punimet për projektin e debatueshëm të aeroportit të Vlorës dhe zhvillimin e një studimit të ndikimit në mjedis.

Konventa e Bernës përsëriti të hënën kërkesën për qeverinë shqiptare për të ndërprerë punimet për aeroportin e Vlorës. Kërkesa vjen pasi një e tillë më herët në shtator nuk është marrë parasysh nga qeveria.

Në një njoftim për shtyp organizatat mjedisore EuroNatur, EcoAlbania dhe PPNEA, thonë se thirrja e dytë mban parasysh specifikisht faktin që “ndërtimi i aeroportit në ekosistemin delikat vijoi edhe pse Komiteti Drejtues i Konventës për Ruajtjen e Jetës së Egër dhe Habitateve Natyrore në Europë kërkoi ndalimin e punës atje tre muaj më parë”.

Njëlloj si në shtator Konventa i kërkon qeverisë shqiptare që të pezullojë punimet dhe që bashkë me organizatat jo qeveritare të mjedisit të ndërmarrë një studim serioz mjedisor të zonës. Konventa sugjeron që të shikohet mundësia për vendndodhje alternative të aeroportit.

“Qeveri shqiptare pretendon që ka prioritet thelbësor procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian. Ndjekja e rekomandimeve të Konventës së Bernës e mbështet këtë objektiv, në të kundërt mos zbatimi i këtyre rekomandimev dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, nuk është ndihmues”, citohet në deklaratën për shtyp Zydjon Vorpsi, menaxher projekti pranë PPNEA.

Shqipëria e ka firmosur Konventën e Bernës në vitin 1995 dhe është bërë anëtare e plotë e saj në vitin 1999.

Kontestimet nga aktivistët mjedisorë për aeroportin e Vlorës nisën menjëherë sapo planet e qeverisë për ndërtimin e tij morën formë në vitin 2021, duke kundërshtuar procedurën dhe po ashtu Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis. VNM-ja për aeroportin u cilësua një farsë, pasi mjetet e rënda kishin filluar punimet në sheshin e ndërtimit para përfundimit të dëgjesave publike.

Projekti i aeroporti i Vlorës është një premtim i hershëm elektoral i kryeministrit Edi Rama, i cili u shty përpara pavarësisht se vetë studimet e qeverisë e vlerësuan atë të paleverdisshëm nga ana ekonomike, me risqe të larta dhe normë të ulët të kthimit të investimit. Për të nxitur investimin qeveria mori përsipër që të kompensojë të ardhurat e munguara të investitorëve privatë, duke vënë në dispozicion të projektit rreth 138 milionë euro të taksapaguesve përgjatë 10 viteve të para të operimit.

Në mars të vitit 2021, fitues u shpall konsorciumi i kompanive Mabco Construction në pronësinë e biznesmenit dhe politikanit kosovar, Behgjet Pacolli në partneritet me kompaninë turke, Yda Group, e cila ka në eksperiencën e saj ndërtime dhe operime në të paktën tre aeroporte në Turqi, Kazakistan dhe Ukrainë. Konsorciumi fitues ka marrë përsipër që të investojë 104 milionë euro për ndërtimin e aeroportit, por rreth një vit e gjysmë pas fitimit të tenderit, kompania turke, YDA Group u largua nga projekti dhe i shiti Pacollit paketën e vet prej 40% të aksioneve për një vlerë minimale prej 4450 eurosh.