Aktori dhe moderatori Bes Kallaku e nisi editorialin e tij në emisionin e humorit “Kosherja” me temën e postit të Presidentit. Ai tha në nisje të fjalës së tij se ka plasur një garë e madhe vetë-kërkesash për postin e Presidentit, duke shtuar me humor se duke qenë në këtë vrull vetë-propozimesh, “çfarë i mungon atij.”

Duke marrë shkas nga fakti se shumë personazhe kanë shprehur dëshirën për postin e presidentit, u shpreh ai.

Duke marrë shkas nga fakti se shumë personazhe kanë shprehur dëshirën për postin e presidentit, ai tha gjithashtu në formë batute: “Po mua çfarë më mungon?”

“Do e nis këtë editorial me një deklaratë të pazakontë sepse ka plasur një garë e madhe vetë-kërkesash dhe propozimesh për postin e Presidetit. Duke qenë se jemi në vrullin e vetë-propozimeve, më lejoni që të them se çfarë më mungon dhe mua. Kam 1.2 milion folloëers-a në Instagram, bëj për të qeshur. Shkollën e lartë e kam. Nuk kam ndonjë interes që të merrem me politikë por çfarë ka Sazan Guri më shumë se unë.

Çfarë ka Genard Hajdini më shumë që të pretendojë që të jetë president. Gjithë kjo kërkesë për t’u vetëshpallur, sa hap televizorin del një kandidat i ri. Të gjithëve iu duket gjë e thjeshtë posti i presidentit, se do të japësh dekorata. Do të shkosh në takime, do të bësh herë pas here opozitën“, tha aktori i humorit.