Artisti Bes Kallu ka zbuluar për emisionin “Goca dhe Gra” më shumë detaje rreth këngëve të tij. Ai tha se tekstet e këngëve janë shkruar nga ai dhe janë frymëzim i ngjarjeve që kanë ndodhur në jetën e tij personale.

“Projektet e mija janë stopuar për momentin, në televizione, deri në sezonin e ardhshëm. Tani patjetër që jam fokusuar tek këngët, unë e kam thënë që nuk jam këngëtar. Po them gjithçka në lidhje me këngën, unë kam bërë krijimin e teksteve dhe mund ta quaj frymëzim personal.

Mirë më kanë shkuar me këngët sepse këngët më kanë sjellë shumë koncerte. Me Eli Malaj kanë rezultuar të suksesshme, ajo është një artiste dhe njeri i mrekullueshëm. Eli ka një zë të jashtëzakonshëm që del prej shpirtin. Përveçse artiste, ajo është një njeri i mirë. Eli i ka të gjitha, edhe unë”, tha ai.

Në dy këngë që ai ka publikuar me këngëtaren Eli Malaj, Bes Kallaku ka shkruar tekstin, e mesa duket nuk ka lënë dot pa i përfshirë ndjenjat e tij. Ndjekësit e tij menjëherë kanë nisur aludimet se kjo këngë i dedikohet Xhensilës, duke parë se dhe teksti është shkruar nga aktori i njohur. Prej muajsh Xhensila dhe Besi jetojnë të ndarë, vetëm pak javë pasi këngëtarja solli në jetë djalin Amen. Asnjëri prej tyre nuk ka bërë një reagim publik në lidhje me ndarjen, dhe arsyet që i çuan drejt divorcit, ndërkohë që nuk kanë munguar thumbat mes njëri-tjetrit, edhe në projektet e tyre muzikore.