Instagram ka probleme ditën e sotme, me raportime për përdoruesit që u janë pezulluar llogaritë.
Sipas DownDetector, problemet filluan rreth orës 13:08 dhe po prekin përdoruesit në mbarë botën.
Ndërsa arsyeja e ndërprerjes mbetet e paqartë, disa përdorues kanë raportuar se llogaritë e tyre janë pezulluar.
Përdorues të tjerë po raportojnë humbje të ndjekësve, potencialisht për shkak të heqjes së përdoruesve të pezulluar nga numri i ndjekësve.
Instagram ka postuar në Twitter: ‘Ne jemi të vetëdijshëm se disa prej jush kanë probleme me aksesin në llogarinë tuaj në Instagram. Po e shqyrtojmë dhe kërkojmë ndjesë për shqetësimin.’