Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj të enjtje në Vlorë ku një 60 vjeçar duke punuar në një pallat në ndërtim ka rënë nga lartësia.

Autoritetet policore bëjnë me dije se viktima është shtetasi me iniciale A. P. Ai dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Uji i Ftohtë”.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.