Tik Tok është aplikacioni më i përdorshëm për të rinjtë në mbarë botën, por ka rënë këtë mëngjes.  Sipas DownDetector, problemet filluan rreth orës 10:40 dhe po prekin përdoruesit globalisht. Deri më tani, më shumë se 8,363 raporte janë regjistruar në UK DownDetector, 21,969 në faqen amerikane dhe 1,342 në versionin australian të sajtit.

Arsyeja e problemeve mbetet e paqartë, nga ata që raportuan probleme, 90 % thanë se kishin probleme me aplikacionin, 10  me serverin dhe një për qind me komente. Disa përdorues të frustruar kanë hyrë në Twitter për të diskutuar ndërprerjen.