Suksesi i “Dashuri e ndaluar”, me shumë gjasë do të përsëritet. Arsyeja janë aktorët kryesorë, të cilën janë takuar sërish për një projekt të ri që do të transmetohet në Netflix.
Beren Saat dhe Kivanç Tatlitug do të nisin së shpejti filmin e ri, xhirimet e të cilit do të bëhen në Stamboll, por disa skena edhe në New York.
Sipas lajmeve TV100, Kivanç Tatlitug dhe Beren Saat janë takuar për herë të parë dje, për filmin dhe kanë nisur provat për skenarin. Filmi i aktorëve, të cilët do të marrin pjesë në të njëjtin projekt për herë të parë pas shumë vitesh, do të transmetohet në Netflix.
Në kastin e filmit do të interpretojë edhe aktorja Senan Kara, ndërsa regjisori i filmit do të jetë Gonenç Uyanik. Filmi prodhohet nga ‘OGM Pictures’, ndërsa skenari është firmosur nga Nuran Evren Shit.