I jep fund jetës autori i vrasjes së dyfishtë në Klos. Fiqiri Mjeshtri vetëm disa minuta pas ngjarjes i ka dhënë fund jetës duke u vetvërarë.

Ai dyshohet se ishte personi që qëlloi babë e bir për vdekje në qendër të Klosit. Dy persona të tjerë janë arrestuar Haki dhe Besnik Mjeshtri.

Si pasojë e të shtënave me armë zjarri janë plagosur edhe dy persona të tjerë, Renato dhe Eglantina Hasuala.

Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.

Por si ndodhi ngjarja?

Babë e bir, Ilir dhe Kenado Shira u qëlluan me armë në qendër të Klosit, sapo i ati kishte marrë djalin nga shkolla profesionale.

Djali vdiq në vend, babai disa minuta më pas në spital. Shkaqet e konfliktit ende nuk dihen.

Paraprakisht dyshohet një konflikt i vjetër, por zyrtarisht ende nuk ka asnjë informacion nga policia.