Bledi Mane ka reaguar ashpër ditën e sotme në lidhje me ofendimet dhe debatet e krijuara në shtëpinë e Big Brother VIP. Ai ka thënë se në shtëpi janë 4 banorë, duke iu referuar Oltës, Luizit, Armaldos dhe Kristit si bullizues.

“Këtu kemi të bëjmë me një 4-she që di vetëm të bullizojë dhe të σfendojë. Ti Olta e para je një diletante që nuk meriton asgjë.

Nuk flas me Teatrin e Kukullave të Durrësit. Deri dje ofendonin me format e gjoksit, format e vitheve.”- tha Bledi.

“Pse çfarë ka Teatri i Kukullave”, tentoi ta dhe ta nxjerrë në difekt Olta por ai e injoroi.

Në Prime-n e sotëm të Big Brother VIP Albania sonte janë zhvilluar debate të shumta. Fillimisht, spektakli ka filluar duke diskutuar për raportin mes Luizit dhe Maestros, të cilët kishin debatuar shumë gjatë ditëve të fundit.

Për situatën e krijuar dhe tensionet kanë folur edhe banorët e tjerë, ku Olta i doli në krah Maestros kundër Luizit.

Por, mendim tjetër kishte Bledi Mane i cili është treguar i ashpër në fjalët ndaj Maestros. Në një moment, Bledi e ka quajtur Maestron “pervers”.