Ashtu siç ishte paralajmëruar edhe ditën e djeshme, mijëra protestues kanë mbushur sheshet dhe rrugët e qyteteve kryesore të vendit për të protestuar kundër rritjes së çmimeve të cilat kanë rnduar të gjithë familjet shqiptare.
Në Tiranë, protesuestit të cilët në fillim u mblodhën para kryeministrisë, kanë filluar të zhvendosen dhe të bllokojnë rrugë të tjera kryesore të kryeqytetit.
Në Shkodër, një numër i madh protestuesish kanë marshuar paqësisht duke bllokuar të gjitha akset kryesore brenda dhe në dalje të qytetit. Po ashtu rruga e Kombit dhe ajo e Arbërit për orë të tëra mbetën të bllokuara.
Ndërsa në Durrës, protesta që nisi nga Stacioni i Trenit, u zhvendos më pas duke shkaktuar edhe bllokim të autostradës Tiranë-Durrës, dhe më tej edhe të të gjithë qarkullimit tek Ura e Dajlanit. Ndërsa aktualisht janë drejtuar për tek bashkia e Durrësit.