Banorët e BBV3 janë zgjuar të qetë sot dhe janë ulur në ambientin e jashtëm duke biseduar. Një prej temave kanë qenë edhe teoritë konspirative për formën e Tokës.
Gazi mesa duket është një prej atyre që ka hedhur librat e fizikës dhe beson në teoritë konspirative se toka është e sheshtë.
“Nëse toka është glob i bie që deti është dhe lart dhe poshtë, po atëherë si ka mundësi që uji të qëndrojë? Nuk ka lidhje me gravitetin, uji nuk pyet për gravitet”, thotë Gazi para banorëve.