Megjithëse Bora Zemani dhe Donald Veshaj nuk kanë folur asnjëherë hapur publikisht për thashethemet se janë ribashkuar, ata po e konfirmojnë çdo ditë e më shumë se janë bashkë.

Përpos postimeve në rrjetet e tyre sociale, që ngrejnë dyshime dhe shkaktojnë bujë, detaje të reja janë vënë re nga ndjekësit detajistë të çiftit të shumëkomentuar.

Vëmendja është përqendruar pikërisht tek veshja e moderatorit Donald Veshaj gjatë puntataë së mbrëmshme të emisionit të tij “Më lër të flas.” Si zakonisht aktori i humorit ishte veshur sportive, me pantallona dhe një bluze të zezë.

Është pikërisht ky detjai që nuk iu shpëtoi fansave. Bluzja e veshur nga Donaldi në puntatën e mbrëmshme, është parë edhe më herët e veshur pikërisht nga moderatorja Bora Zemani. Vetë ajo kishte publikuar në Instastory një video teksa mbante veshur këtë bluze.

Menjëherë ndjekësit kanë shpërndarë në të gjitha rrjtetet sociale ku mbizotërojnë mbishkrime dhe komente si: “Matchy Matchy”, apo “Konfirmimi i ribashkimit”.