Një 29-vjeçar u vra të enjten në fshatin Balincë të Malishevës, pas një mosmarrëveshjeje që kishte ndodhur mes viktimës dhe autorit.
Ngjarja me epilog tragjik për 29-vjeçarin nga Bubaveci dyshohet të ketë ndodhur në tregun e druve.
Ndonëse organet e hetuesisë nuk kanë treguar motivet dhe rrethanat e vrasjes, pretendohet që zënka të ketë ndodhur shkaku i një borxhi, me ç’rast 40-vjeçari me inicialet A.G. nga fshati Balincë, ka qëlluar për vdekje viktimën me inicialet Sh.K.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.