Kryeministri Edi Rama u pyet për çmimet e larta në sektorin e turizmit gjatë konferencës me Oliver Varhelyin nga bypass-i i Vlorës.
Ai sqaroi se nëse ka vërtet një problem me çmimet e larta do të analizohet në fund.
“Nëse dikush vendos çmim të lartë jashtë logjike dhe pastaj nuk i vjen njeri ky është një dëm që do ja paguajë vetë vetes, nuk do presi t’ja paguajë shteti, prandaj kemi zgjedhur këtë sistem. Dhe nëse në fund do të kemi këtë konstatim, ky do të jetë një mësim shumë i mirë për të kuptuar se për të qenë konkurrues në një rajon që ka destinacione të tjera shumë të afërta dhe që janë cilësore, ku konkurrenca nuk është një lojë e thjeshtë, duhet menduar mirë përpara se të vihen çmimet”, u shpreh Rama.