Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se qeveria do të ndërhyjë menjëherë për transparencën e çmimeve të ushqimeve bazë dhe ngrirjen e marzheve të fitimit. Ai zhvilloi një takim me përfaqësues të furnizuesve të ushqimeve bazë me shumicë dhe shitjes me pakicë për adresimin e pasojave të luftës mbi çmimet në tregun shqiptar duke u kërkuar që ta harrojnë fitimin në këtë moment të vështirë.
“Vaji ka kërcyer, por unë mendoj se ka vend për të ndërhyrë. Ekspertët tanë mendojnë që ky moment i parë, alarmi që u krijua ishte i paevitueshëm, por tani nuk mund të vazhdohet sikur asgjë nuk ka ndodhur. Nuk mund të bëhet asnjë eksperiment fitimprurës këtu, se këta po vazhdojnë që të blejnë. Çmimet mund të rriten përsëri në vazhdim, por nuk mund të vazhdohet me këto çmime.

Në do të krijojmë një bord të përbashkët për çmimet e ushqimeve bazë të shportës dhe ky bord do të përbëhet nga përfaqësues të qeverisë të tuaj, të shumicës dhe pakicës dhe çmimet e ushqimeve bazë do të vendosen aty dhe askush nuk do të tolerohet dhe kush do të vendosë çmime të ndryshme do i konfiskojmë prodhimin komplet, me ligj, akt normativ dhe zakon. Nëse dikush do të lozë me çmimet, sikur po bëjmë me karburantet” deklaroi ai.