Blogerja Armina Mevlani ka treguar për paragjykimet me të cilat shtë përballur që pas bërjes pubike lidhjen me djalin e ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha. Armina është shprehur se ka qenë lidhja e parë serioze për të ndërsa shtoi se jeta e saj ndryshoi shumë që kur çdo gjë u bë publike. Ndër të tjera ajo shprehu se në atë periudhë u zhgënjye nga shumë miq të saj pasi nisën të publikoheshin gjëra nga jeta e saj personale që vetëm njerëzit e afërt i dinin.

Unë personalisht e kam gjetur veten në një moshë shumë të re përpara sulmeve mediatike. Jeta ime domethënë… duke qenë që në lidhjen time, e cila u bë publike ndryshoi shumë. Unë isha një vajzë naive ku adhuroja të rrija vetëm me shoqërinë time ku s’kisha pasur eksperienca lidhjesh serioze. Dhe nga momenti që më ndryshoi në pak ditë, që në momentin që u bë publike, fillova të kuptoj që shumë nga shoqëria ime funksiononin ndryshe. Kuptova që shumë gjëra të miat personale, filluan të qarkullonin të cilat unë i kisha folur me njerëz shumë të afërt,”-rrëfeu ajo.