Kryeministri Edi Rama tha se qeveria do të ndërhyjë menjëherë për transparencën e çmimeve të ushqimeve bazë dhe ngrirjen e marzheve të fitimit.

Gjatë fjalës, Rama u zotua se shteti do të ndërhyjë për të shmangur abuzimet e çmimeve për ushqimet. Gjithashtu kreu i qeverisë u mundua t’i kthejë me këmbë në tokë biznesmenët për të cilët tha se nuk mund të abuzojnë me çmimet në kurriz të popullit, teksa u kujtoi Ferrin dhe Parajsën.

Imagjino të nxirrni fitime edhe kur të shkoni në Shën Pjetri t’iu thotë ore ca bëtë kur ishit në atë jetë? Dhe ju ti thoni kam bërë këtë, dhe Zoti do tu thotë si ka mundësi që kur ishte ajo lufta në Ukrainë keni fituar kaq shumë? Kjo nuk duhet të ndodhë pasi iu takon rrethi i fundit i ferrit. Po iu them që këtu është i ndarë Zoti në botën tjetër është një , vetëm emrin e kanë ndryshe Ferri dhe Parajsa. Përtej kësaj shakaje, unë jam kundër ndërhyrjeve të çfarë dalloj të shtetit në punët e tregut por është e domosdoshme në kushte lufte, kurse në paqe është skandal

Mbi vuajtjen e njerëzve askush nuk duhet të fitojë. Sado të rritet energjia ne e kemi ndarë mendjen që nuk do të paguajnë familjet. Nëse ne i ndërpresim investimet do të thotë që të çojmë në shtëpi shumë njerëz nga puna, futemi në spirale të vështirë, nuk mund të ndalim investimet. Lufta nuk vjen për të sjellë gëzim, lufta vjen për keq dhe për super stres dhe për ata në front vjen për të marrë jetë dhe për të shkatërruar jetë. Ne nuk mund të rritim energjinë biznesin e vogël”, tha Rama.