Rritet numri i pushuesve, te cilet frekuentojne plazhet e Durresit. Sipas te dhenave nga sistemi hotelier rezulton se ka nje rritje prej 20% te numri te tyre, ne nje kohe qe pjesa me e madhe e hoteleve jane me kapacitet te plote.
Nderkohe vete pushuesit nga Shqiperia apo Kosova shprehen te kenaqur ne lidhje me permiresimin e kushteve ne plazhin e madh te Durresit, por nga ana tjeter ngrene edhe shqetesimin e disa problemeve qe hasin siç jane mungesa e dusheve apo banjove publike.
Durresi ne kete sezon veror shenon disa plazhe te cilat frekuentohen nga pushuesit, por me te pelqyerit mbeten plazhi i madh, Gjiri i Lalzit, Kepi i Rodonit etj.