Ish konkurrenti i “Përputhen” Bruno Shemsho ishte i ftuar në “Expuls” nga Ronaldo Sharka në RTV Ora, ku iu kërkua të komentonte disa prej personazheve të “Për’puthen” nga të gjitha edicionet.
Kur i erdha rradha Tea Trifonit, Bruno ç’nuk tha për ish-konkurrenten duke u shprehur se ajo është shumë e zgjuar, por e cilësoi si “dhelpër dinake”.

“Shumë e zgjuar. Në andej nga anët tona i themi thëngjill i mbuluar. Dhelpër dinake në kuptimin e mire të fjalës. I dha Për’puthen një ngritje por dhe rënie sepse tani nuk të besohet më asgjë”, u shpreh Bruno.