Pas një seance të gjatë, gjykata e Tiranës la në burg sekretarin e përgjithshëm  të ministrisë të financave Arlind Gjokutajn drejtorin juridik Fatmir Hoxha dhe përmbaruesin privat Alban Ruli.

Deri në përfundim të hetimit për veprën penale të shpërdorimit të detyrës që i solli shtetit një dëm prej 1.2 mln euro ata do të qëndrojnë pas hekurave. Arlind Gjokutaj u përfaqësua në seancë me një prokurë të posatshme nga dy avokatët e tij pasi prej dy ditësh ndodhet në spital për shkak të problemeve kardiake.

Pavarësisht se mbrojtja pretendonte se arrestimi i zyrtarëve të ministrisë së financave është kryer pa prova dhe në kundërshtim me ligjin gjykata I dha të drejtë prokurorisë.

Një kallëzim i një banke të nivelit të dytë drejtuar Prokurorisë së Tiranës  për një kredi të pashlyer zbuloi skandalin se si Ilir Thana u shpërblye dy herë për një pronë të blerë në vitin 1992 e cila iu kthye ish pronarit 3 vite më vonë.Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë se Financave Arlind Gjokutaj, drejtori i shërbimeve mbështetëse dhe një përmbarues privat me anë të shpërdorimit të detyrës lejuan kalimin e parave në llogari të Thanës duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 1.2 milion eurosh.