Në raportin e Komisionerit kundër diskriminimit për vitin 2023 ankesat kanë qenë më të larta nga meshkujt se sa nga femrat.

Nga 359 çështje të trajtuara nga Komisioneri, vendin më të lartë e zënë ankesat lidhur me fushën e shërbimeve.

Ankesat për diskriminim në vitin 2023 kanë qenë më të larta nga meshkujt se sa nga femrat.

Të dhënat zyrtare të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi tregojnë se numri i ankesave nga burrat ishte 145, ndërsa nga gratë 138.

Sipas raportit, nga 359 çështje që janë trajtuar gjatë vitit 2023, për 344 çështje ka filluar shqyrtimi në bazë të ankesës.

Ndërkaq, diskriminimi në punësim dhe në arsim për shkak të aftësive të kufizuara, qasjes politike, gjëndja shëndetësore apo dhe mosmarrja e shërbimeve publike për shkak të etnisë kryesojnë problematikat e qytetarëve shqiptarë.

Nga 359 çështje të shqyrtuara, 201 prej tyre janë ankesa lidhur me fushën e shërbimeve.

Sipas raportit tregohet se qytetarë të pakicave kombëtare i është refuzuar shërbimi mjekësor apo dhe ndihma ekonomike.

Ndërkohë 144 çështje kanë të bëjnë me diskriminimin në punë.

Në raportin vjetor arsyet e disriminimit jepen gjëndja shëndetësore e individit, gjëndja ekonomike apo dhe qasja politike.

Sa u përket shtrirjes gjeografike të ankesave, bashkitë nga të cilat është paraqitur numri më i madh i ankesave janë: Tirana, Korça, Fieri, ndjekur nga Berati, Gjirokastra, Elbasani, Vlora.

Edhe në fushën e arsimit nuk kanë munguar raportimet për diskriminim.

14 ankesa janë depozituar ndërsa si arsye jepen etnia, gjëndja ekonomike apo shëndetësore.