Shumë besojnë se është thjesht një mit, të tjerë një realitet për të cilin “flasin” edhe statistikat. Shkencëtarët po studiojnë pse burrat nuk jetojnë aq gjatë sa gratë. Ata kanë arritur në përfundimin se burrat shpesh humbasin kromozomet Y, duke shkaktuar nga ana tjetër ato që quhen dhëmbëza në zemër, të cilat mund të çojnë në dështim të zemrës.

Rreth 40% e 70-vjeçarëve humbin këtë kromozom, të cilin shkencëtarët thonë se është shkak për vdekjet e parakohshme. Profesori Kenneth Walsh, nga Universiteti i Virxhinias, i cili udhëhoqi studimin, shpjegoi: “Veçanërisht pas moshës 60 vjeç, burrat vdesin më shpejt se gratë. Është përveç kësaj ata biologjikisht plaken më shpejt”.

Kromozohet Y fillojnë të shterohen në një pjesë të qelizave të meshkujve ndërsa plaken. Kjo është veçanërisht e përshpejtuar te duhanpirësit. Sipas Walsh, një ilaç (Pirfenidone) është zbuluar që mund të ndihmojë në kthimin e efekteve të humbjes së kromozomeve.

Madje u zbulua se te minjtë, humbja e kromozomit Y përshpejtoi sëmundjet e lidhura me moshën dhe i bëri kafshët më të prirura ndaj dhëmbëzave të zemrës, duke çuar përfundimisht në vdekjen e hershme. Të njëjtat rezultate – të humbjes së kromozomit Y – u panë te meshkujt, duke e shoqëruar atë me dështimin e zemrës dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Studiuesit tani argumentojnë se gjetjet e tyre mund t’i ndihmojnë burrat të jetojnë më gjatë duke eleminuar efektet e humbjes së kromozomit Y.