Aktorja Zamira Kita ka treguar historinë e saj familjare, për sëmundjen e vajzës kur foli për temën pse fëmijët janë më të prirur për të kërkuar gjithnjë nënën dhe jo babain.Argumentin e saj, aktorja e mbështeti mbi përvojën personale me të bijën.“Unë jam një natyrë shumë e afruar, shumë e mirëkuptueshme, i pranoj gabimet dhe fajet e vajzës, ajo mund t’i thojë pa frikë me mua. Me të atin ka më shumë rezerva sepse ai është shumë i ashpër në kërkesat që ka, është shumë kërkues, nuk do që vajza të bëjë shumë gjëra nga ato që ajo bën, kështu që ajo e ka më të lehtë të flasë me mua edhe për problemet që atë e mërzisin, edhe për gabimet që ajo bën dhe pasojat më mbrapa që ka nevojë t’i ndajë me dikë, kurse me të atin e ka të pamundur të flasë. Kjo ndodh jo vetëm me fëmijën tim, me vajzën time, por me të gjithë fëmijët në përgjithësi.

Vajza është e lidhur me mua që e vogël, shumë e vogël. Për shkak të problemeve shëndetësore që ajo ka pasur që e vogël, unë kam qenë shumë më pranë saj sepse çdo familje ka ato arsyet e veta që ndërtohet marrëdhënia prind-fëmijë me nënën apo me babain… për shembull kur vajza ime ka pasur një problem shumë të rëndë shëndetësor, unë kam qenë shumë pranë saj dhe më e fortë. Në momentin kur na është dhënë jo i mirë, babai ka qarë, domethënë lotët kanë dalë prej tij dhe e ka lëshuar veten totalisht, ndërkohë që unë isha bërë në atë moment e fortë, unë s’jam aspak e fortë.

Sado që janë baballarët ashtu, tipikë për çdo gjë dhe duket sikur s’i kuptojnë fëmijët dhe nuk i tolerojnë, ata nganjëherë jan% shumë më të dhimbsur, kanë një dashuri shumë më të fortë, kanë brenda vetes një dashuri shumë më vrastare për fëmjën”, tha ajo në emisionin “Aldo Morning Show”.