Dy muaj më parë ngjarja ku u përfshi vëllai i reperit Buta shkaktoi një bujë të madhe në media. Qëndrim Januzi, dyshohet se qëlloi për vdekje 30-vjeçarin Gazmend Hyseni.

Së fundmi, Betim Januzi, (Buta) ka risjellë në vëmendje edhe një herë këtë ngjarje. Me anë të një Instastory, ai shprehet i keqardhur në emër të familjes së tij, duke bërë me dije se ka anuluar edhe të gjithë koncertet.

“Për shkak të rastit që ka ndodhur, si shenjë respekti ndaj familjes Hyseni kemi vendosur me i anuluar të gjitha datat deri në një kohë të pacaktuar. Gjithashtu e gjithë familja jonë shpreh shumë keqardhje për fatkeqësinë që ka ndodhur”,-shkruan reperi.

Ju kujtojmë që më herët, Buta ka bërë një tjetër reagim në rrjetet e tij sociale duke falënderuar fansat për mbështetjen e tyre në këto ditë të vështira për familjen e tij.

“I falënderoj krejt për mesazhet mbështetëse për Qendrimin, se nuk po mundem me ua kthyer krejtve. E mediave portaleve e gazetarëve duhet me iu ardhë marre për krejt këto rrena, shpifje e njëllosje që mezi presin me i shpik për dy klikime më shumë. Shyqyr njerëzit janë të mençur e shohin përtej rrenave të juaja e nuk ndikohen kaq shumë sa doni ju,”- shkruante në Instastory reperi.