Një deklaratë e Luzit brenda shtëpisë së “Bg Brother Vip”dy dit më parë bëri që rrjeti të gumëzhinte.

Ai tha se nëse do të hynte në lojë ish-i dashuri i Kiarës, Butrint Imeri, atëhere vetëm ai mund ta nxirrte jashtë loje.

“Ai është problem. Se ti mund të thuash pavarësisht se jam ndarë me të kam raporte miqësore dhe ajo më nxjerr mua jashtë loje komplet. E vetmja gjë që shoh unë, që mund të më largojë komplet jashtë loje, po supozojmë, është që të hyjë ish-i dashuri i Kiarës. Ai më nxjerr jashtë komplet, pa më bërë asgjë, thjesht prania e tij.

Sepse unë nuk e kam diçka me Kiarën, diçka të vendosur dhe përsa kohë nuk e kam…Nëse vjen aty do them ‘ishte kënaqësi. Nëse dikush është ende i mërzitur me mua, kërkoj falje’ dhe iki. Nuk rri dot. Nisem me atë idenë ‘Ose unë, ose ky në shtëpi’.”-tha ai.

Mirëpo, duket se gazetari i njohur Blendi Salaj nuk ndan të njëjtin mendim. Gjatë programit të mëngjesit “Wake Up”, gazetari u shpreh Butrinti është ‘0 me xhufkë para Luizit.

“Sa i përket lojës së Big Brother Luiz Ejlli e ha Butrintin për mëngjes. Para kafes e ha, e mbaron dhe nuk ka më Butrint. Në termat e lojës Butrinti është një 0 me xhufkë’, tha Blendi, dklaratë kjo e cila po bën xhirro në rrjetet sociale.