Këngëtari Butrint Imeri ndonëse nuk është pjesë e “Big Brother Vip”, emri i tij është përmendur shumë në rrjetet sociale, për shkak të ish-romancës me moderatoren Kiara Tito.

Këngëtari gjatë mbrëmjes së kaluar ka mbështetur publikisht ish-të dashurën e tij, Kiara Titon.

Në Instastory, Butrinti ka publikuar një foto të moderatores nga shtëpia, teksa i vendos një kurorë në kokë.
Kështu ai tregon qartë, që në këtë “Big Brother Vip” është një fans i Kiarës.