Butrint Imeri është një ndër emrat më “in” në industrinë e muzikës shqiptare. Mijëra fanse “shkulin flokët” për këngëtarin dhe është mjaft i ndjekur në rrjetet sociale.

Gjatë ditëve të fundit e kemi dëgjuar dhe më shumë emrin tij nga historia e dashurisë që ka pasur me moderatoren Kiara Tito, e cila prej një muaji është bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother Vip.

U tha e u stërtha që këngëtari mund të futej brenda në shtëpi ti bënte suprizë ish-të dashurës së tij, mirëpo deri tani asnjë gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Këtë periudhë ku të gjithë sy dhe veshë kemi qenë nga ai, këngëtari e ka “shfrytëzuar” për të paralajmëruar projekte të reja madje dhe për të bërë “lëmsh” rrjetin.

Së fundmi ai ka postuar një foto të “dashurisë së tij të re”, dhe e dini çfarë është? Një “Rrol Royce” superluksoze në ngjyrë gri.

“Me pamje nga dashuria jem e re”, shkruan Butrinti.